Kasami në Llacë: Jetë më e lehtë për banorët përmes investimeve

1 Min. Leximi

Kryetari akual i Tetovës dhe kandidat për një mandat të ri, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamilin, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishin, dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, vizituan banorët e fshatit Llacë në malësinë e Tetovës.

Gjatë vizitës, Kasami theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me qytetarët si mënyra më e mirë për të dëgjuar hallet dhe kërkesat e tyre, por edhe për të prezantuar planet konkrete për zhvillimin e fshatrave të Tetovës.
Lajmi i mirë për banorët e Llacës është se shumë shpejt do të fillojë rikonstruktimi i rrugës së fshatit, një projekt i shumëpritur që do të përmirësojë ndjeshëm jetën e përditshme dhe lidhjen e fshatit me qytetin.

“Me mbështetjen tuaj, do të vazhdojmë të investojmë me përkushtim në çdo lagje dhe fshat të komunës sonë. Tetova po ecën drejt zhvillimit dhe pas 19 tetorit ky zhvillim do të marrë hov edhe më të madh,” tha Bilall Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull