Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski është keq informuar në lidhej me mundësinë për financim të Akademisë Shqiptare
Kasami thotë se është i sigurt që do të tejkalohen të gjitha pengesat teknike dhe administrative.
“Besoj që e kanë keq informuar ministrin sepse tek pjesa e financimit të punëve shkencore, një ndër mënyrat e financimit parashihet edhe financimi nga fonde lokale, kështu që nuk ka asnjë pengesë ligjore që nga buxheti i komunës së Tetovës, por edhe komunave të tjera, të ndahen mjete për financim të projekteve dhe të aktiviteteve kërkomoro-shkencore”, tha mes tjerash Kasami. (tv21)