Kasami, Mickoski dhe Durmishi promovojnë renovimin e Gjimnazit në Tetovë

2 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Ekonomisë Besar Durmishi sot promovuan zyrtarisht renovimin e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, një investim i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve arsimore.

Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes pushtetit lokal dhe atij qendror për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit dhe zhvillimin e qytetit. Në kuadër të vizitës, u inspektuan edhe punimet në sallën e vjetër të shkollës, e cila së shpejti do të shndërrohet në amfiteatër dhe bibliotekë të re.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës arsimore dhe krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor në Tetovë.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, promovuam renovimin e shkollës së mesme Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”! Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Komunës së Tetovës dhe pushtetit qendror dhe përfaqëson një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe kuadrin arsimor!

Poashtu, inspektuam punimet te salla e vjetër e shkollës, e cila shumë shpejt do të shndërrohet në amfiteatër dhe bibliotek të re.

E gëzofshin nxënësit dhe stafi arsimor! Puna jonë për ndërtimin e Tetovës vazhdon!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull