Kasami me lajm të mirë: Stadiumi i qytetit po bëhet realitet, investojmë 16 milionë euro në sport në mandatin e dytë

2 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka inspektuar punimet për ndërtimin e Stadiumit të qytetit. Para mediave ai tha se punimet për ndërtimin e tribunës së parë po shkojnë me intensitet të duhur dhe se së shpejti do të vendoset gurthemeli i tribunës anësore.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Aty ku dikur kishim një stadium të harruar, sot po ndërtohet një arenë moderne sipas standardeve evropiane. Punohet intensivisht për tribunën e re përballë asaj kryesore, ndërsa së shpejti vihet gurthemeli edhe i tribunës anësore. Stadiumi po bëhet realitet! Ky është vetëm fillimi”, tha Kasami.
Ai njoftoi se në mandatin e dytë, do të investojë 16 milionë euro në sferën e sportit.

“Në Kapitullin e Dytë do të ndërtojmë: një Qendër të mirëfilltë sportive me dy terrene për futboll të madh (një me bar natyral dhe një me bar artificial), me tribuna moderne për tifozët si dhe një terren sportiv multifunskional për të rinjtë; objekti ndihmës për ekipet e futbollit tetovar, i cili do t’i plotësojë të gjitha standardet e kërkuara nga FFM; stadium të ri për futboll të madh në fshatin Saraqinë; gjashtë salla të reja sportive edhe atë në: sh.f “Naim Frashëri”, në sh.f “Rilindja” të fshatit Sellcë, në sh.f “Bratsvo – Migjeni”, në sh.f “Istikball”, në sh.f “Kirili dhe Metodi”, si dhe në sh.f “Skënderbeu” në fshatin Xhepçisht”, ka shkruar Kasami në Facebook.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Gjithashtu ai thekson se “Tetova po rilind me vepra, jo me fjalë”.

“Koha e dembelisë dhe korrupsionit ka mbaruar, tani është koha e punës dhe e zhvillimit”, ka shkruar Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull