Kasami: Kapitulli i dytë i Tetovës do t’i japë hov zhvillimit

1 Min. Leximi

Kryetari aktual i Tetovës dhe njëherit kandidati i VLEN për një mandat të ri, Bilall Kasami, ka paralajmëruar projekte të reja zhvillimore për qytetin.

Ai theksoi se Tetova po hyn në “kapitullin e dytë”, duke paralajmëruar përpilimin e katër planeve detale urbanistike në qendër të qytetit, përfshirë edhe qendrën e vjetër tregtare Saranda.

- Advertisement -

Gjithashtu, Kasami bëri të ditur se do të përfundohet segmenti i fundit i bulevardit Ilinden, ndërsa pjesët periferike të qytetit do të zhvillohen për ndërtimin e shtëpive individuale.

- Advertisement -

“Këto hapa do t’i japin hov zhvillimit të Tetovës”, u shpreh Kasami.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull