Kasami: Kafeja me banorët e lagjes Teqe u shndërrua në tubim

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka qëndruar në lagjen Teqe në Tetovë ku u takua me banorët në një atmosferë që, sipas tij, nga një kafe takim i zakonshëm u shndërrua në tubim me mbështetje të madhe qytetare.

Kasami theksoi se qytetarët e Tetovës janë të kënaqur me qeverisjen e kaluar dhe për këtë arsye po i japin përkrahje të parezervë për mandatin e ardhshëm. Ai gjithashtu i njoftoi banorët për disa projekte të reja të fituara nga qeveria VLEN, mes të cilave: ndërtimi i pishinës së mbyllur në SH.F. “Naim Frashëri”, rikonstruksioni i rrugës lokale “Prespanska”, rrugës 108, rrugës 113, si dhe begatonizimi i rrugës ndërmjet “Vero Jumbo” dhe shkollës.

- Advertisement -

“𝐊𝐚𝐩𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈𝐬 është për t’i dhënë hov zhvillimit,” – deklaroi Kasami, duke theksuar vizionin e tij për periudhën 2025–2029.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull