Në hapjen zyrtare të Shtabit Qendror VLEN, një nga drejtuesit e këtij subjekti, Bilall Kasami, tha se pjesëmarrja aq masive e qytetarëve në këtë ceremoni dëshmon dhe garanton fitoren e VLEN-it në zgjedhjet e tetorit.
“Kjo është hapje shtabi dhe jo tubim, me këtë hapje kështu ne e kemi siguruar fitoren që tani. Kur e morem Tetovën e morëm në gjendje të mjerueshme, shumë më kritikuan më thonin ke kujdes si do ta lësh Tetovën. Por, ne arritëm që më pak se një mandat arritëm ta përgjysmojmë borxhin publik. Ne jemi këtu në Shkup, në një komunë që filloi nga zero, sot Çairin e kemi më të zhvilluar se asnjë komunë tjetër. Tetova ka aktiv një Këshill rinor lokal që janë aktiv dhe punojnë për të ardhmen e tyre. Turp ishte që në Tetovë edhe pas 30 vitesh na u dasht që ne të flasim për gropa, ujë e gjëra elementare. Për një mandat ne ndryshuam mundësuam që sot në tetovë të flasim për rini, festivale kulturore e të tjera. Prandaj, përmes këtij shtabi unë kërkoj që të mobilizohemi masivisht të luftojmë që të fitojnë jo kandidatët por qytetarët. Neve na duhen menaxher të suksesshëm, shërbëtorë të popullit, nga Struga deri në Likovë. Këto zgjedhje nuk janë vetëm lokale, ne nuk jemi këtu që të kërkojmë votën tuaj për mbijetësën tonë politike, prandaj ju lutem që kandidatët e VLEN-it janë kandidatët e qytetarëve. Kandidatët e BDI-së janë ato që janë në shërbim të BDI-së, Alisë e Soravisë”, tha kryetari i Komunsë së Tetovës, Bilall Kasami.