Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në një paraqitje para mediave, ka folur në lidhje me Akademinë Shqiptare që është paralajmëruar se do të themelohet nga VLEN-i.
Ai tha se financimi i Akademisë Shqiptare do të bëhet nga katër komuna, duke shtuar se kjo është në përputhje me ligjin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Përgjigjja është dhënë nga ekspertë të çështjes, të cilët kanë cituar edhe ligjin për pushtet lokal dhe për aktivitet akademi, ku është përcaktuar që një ndër format e financimit të aktiviteteve shkencore janë edhe komunat. Pra është çështje e qartë edhe në bazë të ligjit edhe të përcaktimit të katër kryetarëve komunave, që u zotuan të përkrahin këtë iniciativë”.