Kasami: Falishti sot është shembull se si puna e ndershme dhe vizioni i qartë sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve

1 Min. Leximi

Bilall Kasami:
Falishti sot është shembull se si puna e ndershme dhe vizioni i qartë sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve.

Me angazhim të madh kemi bërë realitet dy projekte madhore që për dekada kanë qenë vetëm ëndrra:
ndërtimin e rrugës moderne për fshatin, si dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit me ujin e pijshëm, duke garantuar furnizim cilësor për çdo familje.

Këto janë dëshmi të qarta se ne nuk flasim me fjalë boshe, ne punojmë, ne realizojmë dhe ne e ndryshojmë realitetin!

Falishti sot ka rrugë dhe ujë të pastër, nesër Tetova do të ketë edhe më shumë projekte që e bëjnë jetën më të mirë për secilin qytetar. Por për ta vazhduar këtë rrugë të suksesshme, duhet t’i japim hov zhvillimit me votë më 19 tetor.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull