Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandat të ri, Bilall Kasami, bashkë me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, kanë zhvilluar takime derë më derë me qytetarët e Tetovës, duke kërkuar mbështetjen e tyre për vazhdimin e projekteve zhvillimore në qytet.
“Bashkë me zv/kryeministrin Izet Mexhiti, trokitëm derë më derë në Tetovë për ta kërkuar mbështetjen për të mirën e Tetovës – për Tetovën që ecë përpara me infrastrukturë moderne, pastërti, mirëqenie dhe zhvillim,” ka shkruar Kasami në një postim në rrjetet sociale.
Ai shtoi se qytetarët po e përqafojnë çdo ditë e më shumë vizionin e tyre për një Tetovë moderne dhe të pastër.
“Më 2 nëntor konfirmojmë Fitoren e Madhe dhe vazhdojmë transformimin e qytetit,” theksoi Kasami.
Sipas tij, mbështetja e qytetarëve në terren është dëshmi e besimit në punën e deritanishme të administratës komunale dhe në projektet që synojnë përmirësimin e jetës urbane në Tetovë.
Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

Ndani këtë artikull
