Kasami: Ashtu siç edhe ju kemi premtuar studentëve, ne do ta zgjidhim çështjen

1 Min. Leximi

Kreu i njërit prej subjekteve të koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar gjatë zhvillimit të protestës së studentëve shqiptarë, duke përgëzuar organizimin dhe mesazhet e tyre.

Ai theksoi se studentët dëshmuan “vetëdije të lartë qytetare” dhe e cilësoi kërkesën e tyre si të drejtë, duke rikujtuar premtimin se çështja e provimit të jurisprudencës do të zgjidhet.
Sipas Kasamit, për herë të parë që nga pavarësia e shtetit, provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Në reagimin e tij, ai kritikoi edhe përfaqësues të ish-pushtetit, duke i cilësuar si “elitë milionere” që, sipas tij, tentuan të përfshihen në kauzën studentore, por pa sukses.

“Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka deklaruar Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull