Kasami: 70 Milionë Euro për Qendrën Klinike Moderne të Tetovës

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot në takim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar se do të investohen mbi 70 milionë euro në ndërtimin e Qendrës Klinike në Tetovë.
“Mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e Qendrës Klinike moderne të Tetovës.
Sot, bashkë me ministrin Azir Aliu dhe drejtorin Erzen Elezi, hodhëm hapin e parë drejt modernizimit të plotë të këtij kompleksi shëndetësor, ku do të fillojë një epokë e re për qytetarët tanë.
Komuna e Tetovës do të japë mbështetje të plotë për realizimin e këtij projekti madhor.
Nga errësira e dështimeve të së kaluarës, drejt një të ardhmeje që VLEN.
Sepse ja VLEN për Tetovën!”, ka shkruar Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull