Kaos trafiku në Shkup, qytetarët të bllokuar deri në 45 minuta

1 Min. Leximi

Pasditen e sotme kryeqyteti u përfshi nga një kolaps i plotë në komunikacion. Shiu që bie pandërprerë tashmë 24 orë e ka rënduar edhe më shumë situatën, por nuk i ndaloi banorët e komunës së Aerodromit që të vazhdojnë me bllokadat në urën “Binjakët”. Edhe sot ata shprehën revoltën e tyre për shkak të djegies së shpeshtë të deponisë ilegale “Vardarishtë”.
Nga nisma qytetare “Stop për Vardarishten” thonë se protestat po zgjasin tashmë një muaj dhe paralajmërojnë bllokada edhe më radikale nëse institucionet nuk i pranojnë kërkesat e tyre – mbylljen e deponisë, vendosjen e një kontrolli të pandërprerë 24-orësh dhe rrethimin e hapësirës.

Më kritike është gjendja në segmentin nga Qendra drejt Autokomandës përmes “East Gate” dhe Aerodromit, ku bllokimi është më i madh. Qytetarët paralajmërohen të shmangin këtë pjesë të qytetit dhe të përdorin rrugë alternative.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull