Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Kandidatja e VMRO-së për presidente: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

Përditësimi i fundit: 2024/04/20 at 9:16 PM
Publikuar April 20, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidatja për presidente të Maqedonisë së Veriut nga radhët e VMRO DPMNE-së, Gordana Silanovska-Davkova, është kundër ndryshimeve kushtetuese, që janë kusht në procesin e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Silanovska-Davkova thotë se asnjëherë nuk ka bërë një zotim të tillë e as që do të bëjë, pasi vlerëson se akti më i lartë juridik nuk mund të ndryshohet jashtë vullnetit të popullit dhe deputetëve në Kuvend.

- Reklamim -

Por, sikur përbërja e re parlamentare t’i votonte ndryshimet kushtetuese, Silanovska-Davkova thotë se do ta respektonte një vendim të tillë, pavarësisht se nuk do të pajtohej me të.

Ajo e konsideron akoma të hapur edhe Marrëveshjen e Prespës, që ka të bëjë me ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni të Veriut, që i hapi rrugën këtij vendi për anëtarësim në NATO.

“Kur them se është çështje e hapur, këtë e bazoj në pakicën maqedonase që jeton atje. Më shpjegoni se si mund të themi se vetëm ne nuk kemi pakicë në Greqi, kur atje kemi shoqatën maqedonase ‘Vinozhito’”, thekson Davkova.

Ajo nuk jep një përgjigje të qartë që, nëse zgjidhet presidente, në takimet bilaterale do të përdorë emrin Maqedonia e Veriut.

Një poster i Gordana Silanovska-Davkovas, në një rrugë në Shkup nga fushata e mëhershme elektorale. Fotografi nga arkivi.
Një poster i Gordana Silanovska-Davkovas, në një rrugë në Shkup nga fushata e mëhershme elektorale. Fotografi nga arkivi.
Radio Evropa e Lirë: Jeni kundër ndryshimeve kushtetuese që janë kusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Atëherë çfarë mendoni, si do të vazhdojë shteti negociatat?

Gordana Silanovska-Davkova: Nëse premtoni paraprakisht se do të mbështesni amendamentet kushtetuese, ju pezulloni Parlamentin si organ legjislativ dhe kushtetues. Kushtetuta thotë se deputetët vendosin dhe votojnë sipas bindjes së tyre. A do ta bëjmë sërish, “Prespa 2”?. Pra, as unë dhe asnjë president tjetër nuk mund të premtojmë se do të ketë ndryshime kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë: Po sikur të ndodhin këto ndryshime kushtetuese nëse ju keni një mandat si president i vendit?

Gordana Silanovska-Davkova: Nuk është e mundur, nuk është kushtetuese. Nuk e di nëse e keni lexuar rregulloren, por procedura për ndryshime kushtetuese është e gjatë, fillon me një iniciativë, pastaj kalon në diskutim publik dhe pastaj del si propozim. Së dyti, mos harroni se kjo përbërje parlamentare do të shpërndahet dhe është e pamundur që një parlament i shpërbërë pa legjitimitet të sjellë ndryshime kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë: Unë ju pyes, po sikur përbërja e re e Kuvendit të miratojë ndryshimet kushtetuese, dhe ju të jeni presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut?

Gordana Silanovska-Davkova: Vetëkuptohet që do ta respektoj sepse Parlamenti është autoriteti kushtetues. Nuk kam problem.

Radio Evropa e Lirë: Sa i përket Marrëveshjes së Prespës, në programin tuaj është shkruar se ju ende e konsideroni këtë çështje të hapur. Pse është e hapur dhe nëse po, si do ta mbyllni këtë çështje?

Gordana Silanovska-Davkova: Kolegët e mi ekspertë thanë se Marrëveshja e Prespës nuk është një zgjidhje fitimprurëse, por një fitore-humbje bazuar në konceptin e Tukididit se të fortët bëjnë atë që munden dhe të dobëtit atë që duhet. Kjo, në veçanti, nëse kuptojmë se kjo do të thoshte edhe ndërhyrje në punët e brendshme, sepse emri, stema, flamuri, Kushtetuta, sistemi politik sipas kartës së OKB-së, sipas paktit të të drejtave civile dhe politike janë pjesë e së drejtës për vetëvendosje.

Kështu që, unë dua ta vë në dukje mosmarrëveshjen përmes prizmit të së drejtës detyruese ndërkombëtare. Por, më shqetëson edhe realizimi i njëanshëm. Po të analizojmë deklaratat e politikanëve, madje edhe të gazetarëve grekë, do të shihni se përmendin një lëshim të plotë nga ana e fqinjit tonë.

Kur them se është e hapur, më shpjegoni se si mund të themi se vetëm ne nuk kemi pakicë në Greqi, dhe atje kemi shoqatën “Vinozhito”. E njëjta gjë vlen edhe për Bullgarinë. Keni qenë në Greqi? Nga Marrëveshja e Prespës nuk shoh se është zbatuar ndonjë gjë.

Radio Evropa e Lirë: Si do të mbyllet kjo çështje?

Gordana Silanovska-Davkova: Duhet të ketë përfshirje të të dyja palëve, të ketë vullnet të lirë dhe të mirë, në një frymë të mirë. A keni dëgjuar se memorandumet kalojnë? Jo. Kjo është deklarata e fundit, fillimisht Maqedonia (e Veriut) le të zbatojë gjithçka, pastaj ne do t’i zbatojmë memorandumet. Le t’i referohemi vetë Marrëveshjes së Prespës. Si thotë ajo për periudhën administrative? Aty është shkruar shumë bukur, që dokumentet në shtetin fqinj, që jemi ne, do të ndryshojnë pas hapjes së kapitullit të parë. Çfarë kapitulli kemi hapur?

Radio Evropa e Lirë: Dokumentet tashmë po ndryshojnë në Maqedoninë e Veriut, a mund të kthehet koha pas?

Gordana Silanovska-Davkova: Me vullnet të mirë, dikush duhet të ecë përpara dhe Greqia duhet të bëjë diçka tashmë. Ndryshe, nuk kthehemi. Mos harroni. Unë kam të drejtën personale të vetëvendosjes dhe u kërkova fqinjëve dhe fqinjit dhe kur ai e dinte që ne bëmë atë që nuk e bëri askush, (duhej) të bënte dhe ai diçka për të na bindur. Nëse do të kishte vullnet të mirë do të hynim në BE. Hapni të gjitha deklaratat e bëra mbrapa, gazetat, diskutimet thoshin se pas përfundimit të Marrëveshjes së Prespës, ne kemi mbaruar… a ndodhi kështu? Kështu vetëm edhe më shumë precedentë do të krijohen dhe do të presim sërish diçka tjetër…

Radio Evropa e Lirë: Ju thoni, gjithashtu, se nuk do të përdorni mbiemrin “e Veriut” në daljet tuaja publike. Si do të paraqiteni para organizatave ndërkombëtare?

Gordana Silanovska-Davkova: Shikoni, unë nuk do t’i heq tabelat e emrave, sepse dikush ka firmosur këtu, ky është një fakt. Nuk do t’i tërheq nga “Villa Vodno” edhe pse nuk e di sa më pëlqen të shkoj atje. Por, unë po flas për veten time. Unë e kam bërë këtë në Komisionin e Venedikut dhe në Këshillin e Evropës, nuk e kam përdorur kurrë shkurtesën FYROM. Është e pakuptimtë. Unë nuk jam magjistare, ndaj vij nga një vend i dikurshëm. A ka ndonjë shtet pas Maqedonisë?
Por, nuk e kemi shpikur atë, “ishin” duke folur për kumbarin, por ata që na e kanë imponuar atë emër. Pra, për mua është e pakuptimtë dhe e palogjikshme pasi sikur të ketë Republikë të Maqedonisë së Veriut duhet të ekzistonte Republika e Maqedonisë së Jugut.

Radio Evropa e Lirë: Do të mbani ligjërata për të drejtën evropiane apo do ta pranoni realitetin?

Gordana Silanovska-Davkova: Nuk është mësim, është politikë, politika duhet të jetë brenda kufijve të ligjit, ndryshe nuk është politikë, nga shoqëria e lashtë e deri më sot. Kështu që unë dua të jetoj dhe ta kaloj pleqërinë time në një vend të denjë, të mërzitshëm ku do të ketë të njëjtat parime si në Bruksel apo kudo tjetër./REL

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 20 Prill, 2024 April 20, 2024
Artikulli i mëparshëm Osmani: Populli shqiptar, model për revolucionarët e shtypur në botë
Artikulli tjetër Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Kovaçevski për ngjarjet në ASH: Oferta e LSDM-së vazhdon të jetë e vlefshme

    3shi.net February 4, 2024
    Taravari premton mbështetje të bizneseve shqiptare
    Qoku nga VV: VLEN mbetet e bashkuar – listat e ndara nuk janë produktive dhe i shërbejnë vetëm Ali Ahmetit
    Presidenti, Aleksandër Vuçiç mohon se Serbia do t’i zhvendosë serbët e veriut në Sanxhak
    Tentohet eliminimi i Assad, mediat ruse: Në trupin e tij ka shenja helmimi
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?