Kandidati i pavarur për Strugën Mendi Qyra dhe koalicioni VLEN kanë mbajtur një takim me banorët në Veleshtë të Strugës.
Shefi i shtabit të VLEN-it në Strugë, Albrim Hoxha, nga Veleshta tha se Veleshta nuk është thyer e nuk do të thyhet asnjëherë.
“Zëri i Veleshtës është jehona e gjithë Strugës. Veleshta nuk është thyer e nuk do të thyhet asnjëherë. Veleshtarët kanë pasur gjithmonë sensin e duhur politik,” deklaroi Hoxha.
Ai theksoi se në një kohë kur të rinjtë po braktisin masivisht trojet e tyre, VLEN me Eugen Shejin dërgon një sinjal të qartë se e ardhmja e rinisë është këtu, në vendlindje.