Kandidati i VLEN-it për Gostivarin, Sebaedin Dauti: “Ndryshimi i madh është i pashmangshëm”

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për Gostivarin, Sebaedin Dauti, ka shprehur entuziazmin e tij pas një takimi me strukturat e koalicionit në qytet, duke theksuar vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

“Kënaqësi të takoj strukturat e koalicionit VLEN në Gostivar,” u shpreh Dauti. “Pjesëmarrja ishte impozante, ku entuziazmi i të pranishmëve më jep edhe më shumë besim se ndryshimi i madh në Gostivar është i pashmangshëm.”

- Advertisement -

Ai theksoi se qytetarët janë të përgatitur për një të ardhme ndryshe: “Qytetarët janë të gatshëm, të vendosur dhe plot shpresë për një të ardhme më të mirë. Me këtë përkrahje, do ta bëjmë realitet vizionin tonë për një Gostivar që VLEN!”

- Advertisement -

Në vijim, Dauti paralajmëroi se fushata e tij do të fokusohet te nevojat reale të qytetarëve dhe ndërtimi i një administrate efikase e transparente.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull