Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, shpall zyrtarisht përbërjen e kryesisë së shtabit zgjedhor

1 Min. Leximi

Me vendim të marrë, përbërja është si vijon:

Kryetar i Shtabit: Jetmir Ziba
Nënkryetarë të Shtabit: Resul Çollaku, Adem Nuroski
“Dr. Ziba, bashkë me dy nënkryetarët do t’i prijë ekipit tim drejt fitores më 19 tetor, me një vizion të qartë menaxherial për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Mendi Qyra.

- Advertisement -

Kryesia e shtabit do të ketë përgjegjësinë e organizimit dhe koordinimit të të gjitha aktiviteteve zgjedhore, duke siguruar një fushatë transparente, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse.

- Advertisement -

Mendi Qyra thekson se ky ekip përfaqëson përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin ai hyn në garën për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm për qytetin e Strugës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull