Kandidati i AKI-së për Strugën, Arsim Dalipi, paralajmëron takime me qytetarët edhe në periudhën në vazhdim, duke theksuar se fushata do të realizohet në terren, në mesin e qytetarëve, duke i dëgjuar, biseduar me ta dhe duke u qëndruar besnik, siç tha, të gjithë atyre që i kanë dhënë mbështetje pa kushte. Ai nënvizon se nuk e ka për qëllim të tërhiqet nga gara, duke nënvizuar se rrethi i parë, është tregues se AKI, siç thotë ai, ishte fuqia e parë politike në këtë komunë.
“Kjo fitore në Këshillin e Komunës dhe mbështetja për kandidaturën time me 9.790 vota na obligojnë që akoma më seriozisht, me përkushtim akoma më të madh të vazhdojmë ta udhëheqim Strugën, drejt ndryshimeve të vërteta. Këto janë vota të ndershme, të pastra dhe të besueshme dhe jo të blera apo të marra me kërcënime, sip veprojnë të tjerët. Sot, po ashtu dua të jem më i qartë prej kurdo qoftë, ne vazhdojmë fuqishëm garën për rrethin e dytë, me akoma më shumë energji, dhe vendosmëri më të madhe, Ata që nga dita në ditë e tregojnë frikën dhe humbjen e sigurt që I pret, në mënyrë të dëshpëruar shpërndajnë propaganda të ulëta, se në thonjëza, unë do të tërhiqem nga gara”, tha Arsim Dalipi, kandidat për kryetar të Strugës. /Alsat.mk