Në vazhdimin e seancës së 26-të të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është debatuar për kandidaturat e kandidatëve për anëtarësim të Këshillit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë që, të cilët i plotësojnë kushtet. Mes kandidatëve që janë gjendur në listën e vërtetuar ka gazetarë të diplomuar, politikologë, juristë të diplomuar, aktorë, muzikantë, producentë, elektroinxhinierë dhe doktor shkencash. Një pjesë e të paraqiturve janë anëtarë të këshillit programor të RTVM-së.
Duke pasur parasysh se debati rreth kandidaturave ka përfnduar, Komisioni konform Ligjit për ASHMAA, organizon debat publik për kandidatët që i plotësojnë kushtet. Në janë të ftuar organizatat që e kanë dhënë mbëshetjen dhe vetë kandidatët”, tha krytari i komisionit Gjorgjija Sajkovski në fillim të seancës.
Pas pushimit, 10 kandidatët e mbetur këtë pasdite i paraqitën kandidaturat e tyre komisionit dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare. Në prezantimet e tyre, ata folën për vizionet dhe planet e tyre për përmirësimin e funksionimit të shërbimit mediatik kombëtar dhe përmbajtjes programore. Nikola Madiq – producent i diplomuar, magjistër në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Anita Selimi – juriste e diplomuar nga Shkupi, Muzbajdin Qamili – aktor i diplomuar nga Tetova, Ivana Efremoski – gazetare e diplomuar nga Shkupi, Biljana Babiq – gazetare e diplomuar nga Shkupi, Vladimir Palashevski – politolog i diplomuar nga Shkupi, i punësuar në Ministrinë për Çështje Evropiane, Tomisllav Kezharovski – jurist dhe politolog i diplomuar nga Shkupi, Vladimir Kërstevski – producent i diplomuar nga Shkupi, i punësuar në Fakultetin e Arteve Dramatike, Bekim Laçi – profesor i diplomuar nga Shkupi dhe i punësuar në Kanalin parlamentar, Maja Sedrak – magjistre e shkencave muzikore nga Shkupi dhe e punësuar në Ministrinë e Kulturës. Kandidati Antonio Cilakov nga Velesi nuk e paraqiti kandidaturën e tij dhe nuk ishte në seancë.
Përbërja aktuale e këshillit vepron gjashtë vite pas përfundimit të mandatit, sepse nga viti 2019 në parlament nuk është siguruar konsensus rreth kësaj çështje. Në shpallje janë paraqitur 37 kandidatë, ndërsa Komisioni javën e kaluar ka hedhur poshtë 13 kandidatura për shkak të dokumentacionit jo të plotë.
Në pauzë të seancës i paraqitën kandidaturat e tyre: Valdeta Kasapi, Ilir Ramadani, Llazo Tërpkov, Burim Ramadani, Zllatko Jankovski, Patriot Lumani, Riste Panov, Davor Pasoski, Marjan Velevski, Mile Grozdaonski, Selpin Kerim, Smilka Janeska Sarkanjac dhe Vedat Memedalia.
Këshilli Programor i RTVM-së ka 13 anëtarë me mandat pesëvjeçar, të zgjedhur nga Kuvendi me shumicë prej dy të tretash