Kandidatët për Butel, Hasani: Bashkë për mbështetjen e prof.dr.Isamedinint dhe dr.Linkestit

1 Min. Leximi

Prof.dr.Isamedin Azizi – kandidati vizionar për kryetar të Komunës së Butelit dhe dr.Linkest Lumani – zëri i qytetarëve dhe bartës i Listës për Këshilltarë nga Aleanca Kombëtare për Integrim. Kështu shkruan kryetari i Degës së BDI-së në Butel, Muharrem Asani, ndërsa thotë se të dy kandidatët – janë shembulli më i qartë i integritetit, dinjitetit dhe përkushtimit.

“Dy figura që nuk ndajnë, por bashkojnë. Që nuk shohin emrin apo mbiemrin, por problemin dhe zgjidhjen. Që nuk bëjnë dallime, por garantojnë zhvillim të barabartë për çdo lagje e çdo familje të Butelit. Më 19 tetor, Buteli zgjedh ose vazhdimin e padrejtësive dhe ndarjeve që i kemi parë për vite,
ose një udhëheqje të ndershme, bashkuese dhe me vizion”, shkruan Asani.

- Advertisement -

Ky është momenti ynë historik kur duhet ta kthejmë Komunën në duart e qytetarëve, vijon më tej ai.

- Advertisement -

“Le ta bëjmë bashkë këtë hap vendimtar. Bashkë për mbështetjen e prof.dr.Isamedinin dhe dr.Linkestin – dyshen e ndryshimit që Buteli ka pritur prej kohësh!”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull