Anëtarët e Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të shqyrtuar amandamentet kushtetuese të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Pas diskutimeve, Komisioni, me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar kalimin e këtyre amandamenteve për procedim të mëtejmë.
Propozimi parasheh ndryshime në Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të mos bëhet më nga Kuvendi, por përmes votës së drejtpërdrejtë të popullit./Klankosova.tv

