Departamenti për Punë të Brendshme Kërçovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.D. (52) nga fshati Srbica në Kërçovë, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe kundër F.A. (62) nga fshati Zajas, A.N. (38) nga fshati Srbica, H.B. (37) nga fshati Crvevci dhe B.S. (36) nga fshati Strelci, për kryerjen e veprës penale “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga veprat penale”.
“I kallëzuari i parë F.D., në cilësinë e kryetarit të komunës së Kërçovës, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, me vetëdije dhe me dashje ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Marrëdhënie Pune dhe, duke mos vepruar në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ka lidhur kontratë pune me të kallëzuarit e tjerë. Pastaj, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, me vetëdije u ka lejuar atyre të mos vijnë në punë dhe t’u paguhen paga, kompensime të tjera dhe kontribute nga arka komunale dhe nuk ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës pas skadimit të afatit ligjor”.
“Në këtë mënyrë, F.D. në periudhën e treguar kohore, e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Kërçovës në shumën prej 130.000 eurosh dhe u ka lejuar të raportuarve të tjerë të përfitojnë dobi materiale, nga të cilat, secili veçmas dhe për llogari të vet, kanë marrë shuma të ndryshme parash edhe pse e kanë ditur se ato janë përfituar pas kryerjes së një vepre penale”, thonë nga MPB.
Kallëzim penal për ish kryetarin e Kërçovës, Fatmir Dehari

Ndani këtë artikull
