Juventusi e ka prioritet blerjen e Zhegrovës, ja arsyeja

2 Min. Leximi

Edon Zhegrova është ngjitur në krye të listës së objektivave të Juventusit.

Një operacion paralel me atë të Kolo Muani, i cili do të përmbyllet sapo Arthur të transferohet zyrtarisht te Gremio: sulmuesi i Lille dhe i kombëtares së Kosovës është identifikuar si përforcim që lidhet me largimin e Nico Gonzalez, i përjashtuar nga projekti vetëm një vit pas mbërritjes së tij.

- Advertisement -

Argjentinasi ka arritur tashmë një marrëveshje me Atletico Madrid-in, por klubi spanjoll duhet më parë të gjejë sistemim për Molinën.
Për ish-lojtarin e Udineses ishte përfolur një rikthim në Itali, madje edhe kalimi tek Juvja, por drejtuesit e bardhezinjve kanë vendosur të fokusohen diku tjetër.

- Advertisement -

Zhegrova, profili i duhur për krahun e djathtë

I lindur në vitin 1999, partner i Jonathan David në sulmin e Lille, skuadër që një vit më parë ishte përballur me Juventusin në Champions League, Zhegrova shihet si njeriu i duhur për të ngritur nivelin si në Itali, ashtu edhe në Evropë.

Ai do të luftonte për një vend titullari me Conceiçao-n në të djathtë, duke ofruar një alternativë të re me tipare ndryshe.

Vendimi i Juventusit për të llogaritur Koopmeiners si mesfushor ka hapur një boshllëk në rotacionin e trekuartistit të djathtë, duke krijuar hapësirën për ardhjen e Zhegrovës.

Klubi bardhezi është gati ta mirëpresë atë sapo të finalizohet shitja e Nico Gonzalez. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull