Jozyrtarisht mësohet se policia ka arrestuar kryetarin e Komunës së Shutkës, Kurto Dudush, dhe kryetarin e degës së BDI-së në këtë komunë, Iljaz Leskovica.
Arsyet zyrtare të arrestimit ende nuk janë bërë publike, por dyshohet se ndalimet kanë lidhje me ngjarjen e fundit në deponinë ilegale në Vizbeg, ku u raportua për hapje të qëllimshme të zjarrit.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet e mëtejshme dhe nëse institucionet do të konfirmojnë zyrtarisht informacionet.
Përditësuar: Informatat më të freskëta thonë se kryetari i degës së BDI-së, Iljaz Leskovica është liruar në mungesë të fakteve, ndërsa Kurto Dudush vazhdon të mbetet në stacion policor.