Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka treguar se projekti i Superligës Evropiane do marrë jetë në vitin 2025.
Komentet Laporta i bëri për RAC 1, pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që UEFA mos të ndalojë evente të tjera.
Kreu i Barçës tregoi edhe 14 skuadrat që deri tani kanë rënë dakord për të qenë pjesë e këtij projekti.
Ajo që të bie në sy, është se në skuadrat që ai ka përmendur, janë edhe klube si Inter, Milan, Roma dhe Napoli, që në fillim kanë qenë kundër kësaj ideje.
“Superliga Europiane do të nisë brenda 2025-ës dhe në fillim të rrugëtimit nuk do të jenë klubet angleze. Ato e kanë tashmë një Superligë, që është kampionati anglez.
Do të jenë Reali e Barcelona, 4 klubet italiane si Interi, Milani, Roma e Napoli, francezët e Marseille, portugezet Porto, Benfica e Sporting Lisbona, holandezet Ajax e PSV dhe belget e Brugge dhe Anderlecht”, u shpreh presidenti i Barcelonës.