Jeton Shaqiri ndjehet i ofenduar nga kopertina e librit ku është edhe Skenderbeu

2 Min. Leximi

Një ditë para se të fillojë viti shkollor, ish ministri i arsimit Jeton Shaqiri në profilin e tij  ka shpërndarë një foto duke e shoqëruar edhe me tekst.

Në foto është një kopertinë e një libri të lëndës së historisë për nxënësit e klasës së shtatë, në të cilën janë të paraqitur disa portrete të figurave historike. Më e theksuar është portreti i vëllezërve Metodij, shkuran Alsat.

- Advertisement -

Ndërsa gjithashtu aty vërehet edhe portreti i Skenderbeut, Fernando Magelanit, Dante Aligerit, portreti i Sulltan Osmanit, portreti i mbretit francez Sharlit të Madh dhe Stefan Dushanit.

- Advertisement -

Ish ministri pyet se nëse prindërit janë dakord që fëmijët të mësojnë në një libër me këtë lloj kopertine, duke hedhur akuza në drejtim të VLEN-it.

Ja dhe shkrimi i tij i plotë:

A jeni dakord që fëmija juaj të fillojë nesër mësimin me këtë kopertinë?
Servilat ndoshta po, por prindërit që duan një edukim të drejtë për fëmijët e tyre duhet ta mendojnë dy herë.
Kujtojmë se ky libër vjen pasi që si ministër hoqa nga përdorimi librin e mëparshëm për shkak të përmbajtjes së tij ofenduese.
Ndërsa për atë se çfar përmbajtje ka libri, edhe për atë do shkruajm!!
Të legjitimuarit e Vmro-së Vlenin nuk i pyet kush … ashtu edhe siç pritej këto pranojnë çdo gjë që servohet nga padronët e tyre në dëm tonin.
Pa pik turpi kan vendosur në program diçka të tillë.
* Ata që nuk turpërohen për humbjet e tyre dhe vazhdojnë të qëndrojnë pa ndonjë ndjenjë përgjegjësie janë të pa përgjegjshëm.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull