Jep dorëheqje kryetarja e Antikorrupsionit, akuzohet për zbulim të sekreteve zyrtar dhe falsifikim të certifikatës së sigurisë

1 Min. Leximi

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, sot i ka dorëzuar dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.

Kuvendi do të veprojë në përputhje me procedurat e parashikuara dhe do të informojë në kohë për zhvillimet, thuhet në njoftimin e shkurtër nga Parlamenti.

- Advertisement -

Partia Levica parashtroi para dy ditësh një iniciativë për shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më 18 korrik të këtij viti, ka ngritur aktakuzë kundër kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, e cila dyshohet se në periudhën nga maji deri në dhjetor 2024, i ka bërë të disponueshme të dhëna që konsiderohen sekret zyrtar një personi të paftuar, i akuzuar në rastin “Aditiv”. Gjithashtu, Dimitrovska akuzohet edhe për marrje të paligjshme të certifikatës për informacion të klasifikuar.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull