Ministria për Kulturë këtë viti panairin e librit në Shkup do ta organizojë prej 8 deri më 14 maj, përsëri në hapësirat e sallës sportive “Boris Trajkovki”, transmeton Portalb.mk.
“Bukuria e librave qëndron në faktin se ato nuk bëjnë dallime midis moshave, gjinive apo kufijve, por janë të hapura për këdo që dëshiron të hyjë në botën magjike të fjalës së shkruar. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për dyert e Panairit të librit, i cili do të mbahet në Shkup”, njoftoi Ministria.
Ky është panairi i 37-të i librit me radhë që organizohet në Shkup, ku për një javë qytetarët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë edhe zbritjet e ofruara nga shtëpitë botuese dhe botimet e reja.
Vizitorët do të mund të vizitojnë panairin prej orës 10:00 e deri në ora 20:00, ndërsa ditën e fundit deri në ora 18:00.
Një biletë do të kushtojë 100 denarë, për nxënësit do të jetë 50 denarë, për fëmijët nën 12 vjeç do të jetë falas. Planifikohet që 15 denarë nga çdo biletë e shitur të shkojnë për SOS Fshatin për fëmijë.