Javën e ardhshme do të emërohen ministrat e rinj. Mickoski për Taravarin: Në vetvete është një zhgënjim i madh

1 Min. Leximi

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se procedura për emërimin e ministrave të rinj në Qeveri duhet të përfundojë javën e ardhshme. Në gjysmën e parë të korrikut, njofton ai, do të dihet edhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Me kërkesë të gazetarëve për një koment mbi deklaratat dhe kritikat ndaj Qeverisë nga Arben Taravari, kryeministri Mickoski u përgjigj se për fat të keq ai vetë përfaqëson një zhgënjim të madh.

“Për ministrat mendoj se javën e ardhshme do të përfundojë procedura. Ndërsa për z. Taravarin folëm mjaftë, ai vetë tregoi mjaftueshëm për veten e tij. Gjithçka që do të them unë do të jetë tepricë, fatkeqësisht mendoj se ai në vetvete është një zhgënjim i madh”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull