Janevska: Tërheqja e projektligjit për arsimin e mesëm tregon se pranojmë propozime konstruktive

1 Min. Leximi

Tërheqja e projektligjit për arsimin e mesëm tregon “vendosmërinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të marrë ligje që do të pranohen gjerësisht, si reflektim i nevojave të nxënësve, mësuesve dhe gjithë shoqërisë, thotë ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska.

Janevska theksoi se në seancën e komisioneve deri më tani janë pranuar katër amendamente të LSDM-së opozitare dhe dy të Koalicionit VLEN, të cilat, siç tha ajo, do të përmirësojnë tekstet e ligjeve dhe janë në interes të nxënësve”.

- Advertisement -

“Pakoja e ligjeve për arsimin është miratuar në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, sepse synimi ynë është përmirësimi i rregullores si bazë për ndryshime thelbësore në sistemin arsimor dhe arsim cilësor”, tha Janevska.

- Advertisement -

Sipas Janevskës, qytetarët duhet të kenë besim se Qeveria dhe Ministria, si propozues të ligjeve, janë të gatshme të dëgjojnë dhe të pranojnë propozime konstruktive nga të gjitha palët e interesuara, përfshirë partitë opozitare, organizatat e shoqërisë civile dhe opinionin.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull