Sekretari organizativ i Aleancës së “Selës”, Tiron Jajaga, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ka thënë se “për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpitë”.


Jajaga i ka kërkuar Mickoskit të merret me zgjidhjen e problemit të tragjedisë në Koçan, duke theksuar se, nëse kjo çështje nuk adresohen, “respekti do të jetë i ndërsjellë
Reagimi i plotë i Jajaga në facebook:
Dhjetëra familje po kalojnë momentet më të rënda të jetës. Populli meriton drejtësi jo selektive. E drejtë do të ishte që në përgjegjësi të thirren mbajtësit e funksioneve aktuale, duke kërkuar nga secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.
Sa i përket deklaratës “Ju vijmë në shtëpi e ju kapim për veshi”, mendova se detyra e Kryeministrit është të kërkojë zgjidhjen e problemit; përndryshe, respekti është i ndërsjellë.