Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar.
Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024.
Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë pasaportë bullgare arrin në 216,594, duke e bërë vendin një nga kryesuesit në rajon për këtë fenomen.(INA)