Ja kur fillon shqiptimi i gjobave në trafik nga kamerat e vendosura nëpër Shkup?

1 Min. Leximi

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, videokamerat nëpër rrugët e Shkupit do të fillojnë me shqiptimin e gjobave për kundërvajtje në komunikacion, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Projekti “Qyteti i sigurt”, i cili synon rritjen e rendit dhe sigurisë në komunikacion, do të ndihmojë në uljen e numrit të viktimave në aksidente trafiku, thonë autoritetet.

- Advertisement -

Ata njoftojnë edhe ndryshime ligjore për të mundësuar dënimin automatik, pa pasur nevojë për ndërhyrje njerëzore në procesin e vendosjes për veprën penale. Është bërë e ditur se projekti do të zbatohet plotësisht deri në fund të vitit 2025.

- Advertisement -

Kamera do të regjistrojë shkeljen dhe dënimi do të jepet pa mundësi anulimi përmes thirrjeve apo emergjencave. Projekti u testua tashmë në qershor, kur në vetëm dy orë u regjistruan rreth 5000 shkelje.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull