Izet Mexhiti: VLEN këtë javë do të publikojë të gjithë kandidatët për kryetarë komunash

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë promovimit të rregullimit të kanalit anësor në Haraçinë, njoftoi se koalicioni VLEN është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale.

“Në VLEN në mënyrë intensive po bisedohet dhe analizohet, ku deri në fund të javës do t’i publikojmë të gjitha emrat e kandidatëve për kryetar komunash nga Struga deri në Likovë. Po ashtu edhe për qytetin e Shkupit do kemi kandidatin tonë”, deklaroi Mexhiti.

- Advertisement -

Ai theksoi se VLEN synon të paraqesë kandidatura të fuqishme në të gjitha komunat me shumicë shqiptare dhe në kryeqytet.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull