Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Izet Mexhiti: Regjimit po i vjen fundi!

Përditësimi i fundit: 2024/02/24 at 7:36 PM
Publikuar February 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti në publikimin në fejsbuk shkruan se me afrimin e zgjedhjeve, regjimit po i vjen fundi.
Postimi i plotë:
Dita e zgjedhjeve po afron. Ndryshimi i madh politik e shoqëror është për çdo ditë e më afër. Për këtë arsye regjimi në ikje është në krizë të thellë. Nga dëshpërimi, eksponentët e pushtetit nuk po zgjedhin mënyrat për të ushtruar presion ndaj qytetarëve, e në veçanti ndaj nëpunësve të administratës shtetërore.

Marketing

- Reklamim -

Kryeministri teknik të cilit i kanë mbetur edhe 72 ditë duke mos pasur peshë politike për të përmirësuar jetën e qytetarit ka marrë hov për të disciplinuar administratorët duke treguar versionin më të vrazhdë të vetvetes përpara syve të mbarë opinionit publik.

Pyesim publikisht: a është incidenti i djeshëm i Talat Xhaferit në Tetovë një standard i mirëfilltë europian? A keni parë ndonjë kryeministër të ndonjë shteti europian që të sillet me arrogancë të skajshme ndaj qytetarëve të vet, t’i poshtërojë në vendin e punës, para kolegëve e para kamerave, para familjeve, fëmijëve e të afermve të tyre?! A keni parë ndonjë kryeministër të ndonjë shteti europian i cili, në tentim për të mbuluar dështimet e qeverisjes së tij me pasaportat dhe letërnjoftimet, e fajëson nëpunësin e thjeshtë dhe i mban leksione publike për atë se si duhet ta bëjë punën?!

Pyesim publikisht ambasadorët atë Europian, Gjerman, Francez, Holandez, por edhe Ambasadoren e SHBA-ve, vallë mendojnë se një kryeministër i cili sillet në mënyrë nënçmuese ndaj nëpunësve të administratës është i denjë dhe meriton ta mbajë atë pozicion publik?!

Të nderuar, sjellja e djeshme e kryeministrit teknik Talat Xhaferi nuk përfaqëson asnjë vlerë europiane! Përkundrazi, kjo sjellje na kujton regjimet jodemokratike e përjashtuese siç kanë qenë Rusia e Stalinit, Shqipëria e Enver Hoxhës, Rumania e Çausheskut e sot ndoshta Koreja e Veriut!

Opozita e bashkuar nuk ka asnjë dyshim se prapa incidentit të djeshëm fshihet një mesazh edhe më i rrezikshëm që pushteti në ikje po përpiqet ta transmetojë: frikësimi i nëpunësit shtetëror dhe trysnia ndaj administratës shtetërore që përmes frikës të mbahet nën kontroll dhe në ditën e zgjedhjeve të votojë për diktaturën e fundit në territorin e Europës. Pushteti është në panik! Ata më nuk zgjedhin as mjetet as mënyrat për të ushtruar presion ndaj qytetarëve vetëm e vetëm për të ruajtur pozitat e tyre deri në fund.

Të nderuar qytetarë, zgjedhjet po afrohen. Vota e secilit prej jush për opozitën e bashkuar do të jetë mbështetje për ç’rrënjosjen e regjimit, për delegjitimimin final të diktatorëve me mandate teknike, për eleminimin e figurave me logjikë dhe sens diktatori nga institucionet demokratike, për çlirimin përfundimtar të shoqërisë tonë nga një kastë e delegjitimuar dhe bajate e politikanëve që kanë humbur çdo kontakt me realitetin.

NDRYSHIMI PO VJEN. BESONI, IA VLEN.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: izet mexhiti
3shi.net 24 Shkurt, 2024 February 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Për të caktuar termin për pasaportë nuk funksionojnë as linjat telefonike e as web faqja
Artikulli tjetër Austri, vriten katër gra dhe një vajzë e mitur

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    KOALICIONI “VLEN”: QËNDRUAM NË KRAH TË QYTETARËVE, QEVERIA I THA “STOP” RRITJES SË ÇMIMIT TË ENERGJISË

    3shi.net June 28, 2024
    Mexhiti: Ahmeti nuk i shfrytëzoi qeveritë “me këmbë të qelqta” me Zaevin e Kovaçevskin, këtë po e përmirëson qeveria e VLEN-it
    Kurti e Gërvalla, priten me nderime të larta nga mërgimtarët në Gjermani
    Pep Guardiola mbajti një super orë në dorë në “Santiago Bernabeu”, ajo peshon 18.83 gram dhe vlen mbi 1 milion euro
    Ibrahimi nga Gostivari: Rezultatet e qeverisjes sonë tashmë po bëjnë dallimin
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?