Izet Mexhiti: Nuk ka Qeveri pa VLEN-in

1 Min. Leximi

Në edicionin e sotëm të emisionit Trilling, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti theksoi se nuk ka asnjë parti tjetër shqiptare që mund të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Në pyetjen për mosmarrëveshjen me partinë e koalicionit ZNAM, Mexhiti deklaroi se është më e lehtë dhe më logjike që mund të funksionojë koalicioni VMRO dhe VLEN, sesa VMRO dhe ZNAM, sepse nuk ka pasur dhe nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarë.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri theksoi se VLEN ka një qasje serioze dhe transparente dhe udhëhiqet nga synimet e vendosura në fillim, që janë lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe decentralizimi.

Sipas Mexhitit partia ZNAM po luan me kartën nacionaliste, e cila për arsye të paqarta sillet në këtë mënyrë.

“Ata kanë dalur nga LSDM dhe deri dje luftonin për konceptin qytetar”, sqaroi Mexhiti.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull