Izet Mexhiti: Nuk janë bërë bashkë për shqiptarin, por për Llotarinë e Soravinë, e për ta shpëtuar Alinë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka komentuar bashkimin e opozitës shqiptare në kuadër të Frontit Evropian, gjatë hapjes solemne të shtabit zgjedhor të VLEN-it.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Mexhiti theksoi se qëllimi i këtij bashkimi nuk është interesi qytetar apo ai shqiptar, por interesa të ngushta klanore dhe familjare.

- Advertisement -

“Ato nuk janë bë bashkë për qytetarin, nuk janë bë bashkë për shqiptarin. Ato janë bë bashkë për Llotarinë, janë bë bashkë për Soravinë, janë bë bashkë për ta shpëtu Alinë”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se VLEN do të vazhdojë të mbrojë interesat reale të qytetarëve dhe të punojë për transparencë dhe drejtësi, ku në zgjedhjet e ardhshme lokale VLEN do të arrin fitore bindëse.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull