Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova.
Në këtë ngjarje, të mbajtur nën mikpritjen e ambasadorit Florian Qehaja, u theksua rëndësia e 17 Shkurtit si një ndër datat më të mëdha në historinë e shtetit të Kosovës.
Mexhiti u shpreh se kjo ditë përfaqëson sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë e një populli për liri dhe shtetësi. Ai uroi që Kosova të vazhdojë rrugën e saj drejt forcimit të institucioneve dhe ndërtimit të një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.
Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë.

