Izet Mexhiti: Ligji për përfaqësimin adekuat në fillim të 2025-ës!

1 Min. Leximi

Ligji për përfaqësimin adekuat do të miratohet në fillim të vitit 2025 dhe do të jetë i obligueshëm pa hapësirë për interpretime, kështu thotë Izet Mexhiti, Zëvendës kryeministri i parë, në intervistën e fundvitit për emisionin “Programi 200” në Alsat. Sa i përket ligjit për gjuhët ai thotë se “ka marrëveshje brenda koalicionit se nuk do preket ligji i gjuhëve”.

Prioritet i qeverisë sipas tij do të vazhdojë të jetë lufta kundër korrupsionit kurse çështjen me Artan Grubin e konsideron “kapitull i mbyllur”.

- Advertisement -

Izet Mexhiti thotë se vazhdon të mbajë komunikim me krerët e BDI-së, por jo dhe me Ali Ahmetin me të cilin është i gatshëm të takohet. Ai hedh poshtë akuzat se të drejtat e shqiptarëve zhvlerësohen dhe thotë se se zhvillimet e fundit në BDI i japin të drejtë duke i bërë anëtarësisë të kësaj partie që ti bashkohen subjektit të tij politik.

- Advertisement -

Z. Mexhiti duke hedhur poshtë sugjerimet për mosmarrëveshje brenda koalicionit Vlen tha se ky koalicioni në zgjedhjet lokale do dalë me lista dhe kandidat të përbashkët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull