Izet Mexhiti kujdeset për pensionistët: Ali Ahmeti feston 66-vjetorin me 5.000 denarë më shumë!

1 Min. Leximi

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, feston sot ditëlindjen e tij të 66-të, por këtë vit ka edhe një arsye shtesë për t’u gëzuar. Përveç urimeve për ditëlindje, ai përfiton edhe nga lajmi i madh i Zëvendëskryeministrit të Parë, Izet Mexhiti, për rritjen e pensioneve me 5.000 denarë brenda një viti.

“Duke menduar për të gjithë pensionistët, nuk mund të mos kujtoj edhe kryetarin Ahmeti, i cili tani përfiton nga kjo masë. Kujdesemi për çdo pensionist, dhe kryetari nuk bën përjashtim,” u shpreh Mexhiti me humor.

- Advertisement -

Kjo rritje, që do të nisë nga prilli 2025 dhe përfshin mbi 300.000 pensionistë, pasqyron përkushtimin e Qeverisë për një jetë më dinjitoze për të gjithë ata që kanë ndërtuar të ardhmen e vendit.

Me dy arsye për të festuar, Ahmeti duket se po e shijon këtë ditëlindje më shumë se kurrë!

Shënim: Lajmi është krijuar duke u bazuar në rrethanat aktuale të zhvillimeve por në formë të satirës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull