Kreu i Lëvizjes Demokratike dhe kryetar i Komunës së Çairit Izet Mexhiti e cilësoi si teatër kongresin e një dite më parë të BDI-së.
“Në vend të reflektimit, kongresi- teatër shpërndau pamflete me “tema madhore” për të mbuluar dështimin por akoma më keq- për të mos diskutuar për çështjen thelbësore: kush mban përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve?!, shkroi Mexhiti.
“Pamë riciklimin e emrave të vjetër të cilët Kongresi- teatër tentoi t’i prezantojë me paketim të ri duke e quajtur kësisoji procesin e centrifugimit reformë. Por, një rrobë e larë nuk është një rrobë e re. Pa llogaridhënie të mirëfilltë dhe pa përgjegjësi politike reforma është vetëm pro forma ndërsa Kongresi është vetëm teatër me kukulla”, shkroi Mexhiti.

