Gazetarja e njohur nga Tetova, Liridona Vejseli, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shpjegon arsyet që çuan në shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve në Tetovë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, si dhe pse, sipas saj, një situatë e tillë nuk mund të ndodhë në Çair.
Sipas Vejselit, gjatë procesit të ndryshimit të emrave të rrugëve në Tetovë, procedurat ligjore nuk janë respektuar plotësisht nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Ajo thekson se pikërisht këto mangësi procedurale kanë ndikuar që vendimi të kontestohet dhe të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese.
Në video, gazetarja thekson se rasti i Çair është i ndryshëm, pasi, sipas saj, procedurat për ndryshimin e emrave të rrugëve janë zbatuar në përputhje me kërkesat ligjore, duke e bërë të pamundur një vendim të ngjashëm nga Gjykata.
Videon e plotë të publikuar nga Liridona Vejseli mund ta ndiqni më poshtë.
Liridona Vejseli i drejtohet BDI-së: Mos rreni, emrat e rrugëve në Tetovë kane qenë gjithmonë maqedonisht!
Gazetarja Liridora Vejseli ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se po mashtron opinionin publik përmes protestave që lidhen me çështjen e emrave të rrugëve në Tetovë.
Në një video të publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale, Vejseli ka prezantuar dokumente personale, për të cilat thotë se dëshmojnë se, nga pikëpamja ligjore, rrugët në Tetovë nuk kanë pasur asnjëherë zyrtarisht emra të figurave historike shqiptare.
Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Komunal të Tetovës të vitit 2007 ka të bëjë me faktin se procedurat ligjore nuk janë zbatuar siç duhet nga BDI-ja gjatë procesit të miratimit.
Vejseli vlerëson se çështja është keqinterpretuar në opinion dhe se protestat e organizuara nga BDI-ja nuk pasqyrojnë arsyet reale të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Videon e plotë të publikuar nga gazetarja Liridora Vejseli mund ta ndiqni më poshtë.

