Izet Mexhiti: Çairi do të ketë qendrën më moderne sportive dhe rekreative në historinë e tij

2 Min. Leximi

Pishina e braktisur sportive në Çair do të shndërrohet në një kompleks të ri sportiv sipas standardeve evropiane – një investim që do ta bëjë krenar jo vetëm Çairin, por edhe gjithë Shkupin.
Kompleksi do të përfshijë një sallë të madhe sportive për hendboll, volejboll dhe basketboll, me kapacitet mbi 3.000 spektatorë. Po ashtu, do të ketë hapësira të veçanta për fitnes, pingpong, sporte luftarake, karate dhe boks, ndërsa në pjesën e jashtme do të ndërtohen fusha për futboll të vogël dhe dy fusha basketbolli të hapura për të gjithë qytetarët.

Projekti do të realizohet përmes partneritetit publiko-privat, me garanci të plotë që pas përfundimit të periudhës së shfrytëzimit nga investuesi, qendra do të kalojë në pronësi të plotë të Komunës së Çairit dhe qytetarëve. Vendimi i Qeverisë tashmë i ka dhënë Çairit të drejtën për ta menaxhuar këtë hapësirë dhe për të zbatuar procedurat e nevojshme.

- Advertisement -

Me këtë investim, fëmijët dhe të rinjtë e Çairit do të kenë kushte të barabarta me ato të qendrave sportive më moderne në Evropë. Ky është një hap i madh përpara për mbështetjen e sportit, jetës së shëndetshme dhe rekreacionit.

- Advertisement -

“Është koha që Çairi të ketë imazhin që e meriton. Çair evropian. Çair i mundësive!” – tha Izet Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull