Izet Mexhiti: Bit Pazari i ’92-shit është kujtesë, thirrje dhe përgjegjësi historike

2 Min. Leximi

Në një postim në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri dhe ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinorë Izet Mexhiti, ka kujtuar ngjarjen e përgjakshme të Bit Pazarit të vitit 1992, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë dhe ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve.

“Ka vende ku guri nuk është gur, por lavdi e gdhendur,” shprehet Mexhiti, duke theksuar se ngjarja e 6 dhe 7 nëntorit 1992 nuk u përket vetëm historianëve, por të gjithëve që nuk pajtohen me padrejtësinë dhe harresën.

- Advertisement -

Në Bit Pazar, u vendos një pllakë përkujtimore që simbolizon dhimbjen, rezistencën dhe kërkesën për drejtësi. Mexhiti e përshkroi atë si një gur simbolik që ngulitet në historinë tonë, për të mos lejuar që e kaluara të mbulohet nga harresa.

Sipas tij, ngjarja e Bit Pazarit është më shumë se një kujtim – është mesazh, provë dhe borxh moral që brezat e ardhshëm duhet ta bartin me përgjegjësi.

“Prej aty shihet gjithçka: padrejtësia e djeshme, përgjegjësia e sotme dhe drejtimi i të ardhmes,” shkruan ai, duke shtuar se përgjigjja duhet të jetë ndërtimi i institucioneve të forta, drejtësisë së paanshme dhe një barazie pa kompromis.

Postimi i Mexhitit përfundon me një mesazh të qartë: vetëm përmes kujtesës dhe drejtësisë mund t’u jepet kuptim sakrificave dhe të garantohet që padrejtësia të mos përsëritet kurrë.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull