Izet Mexhiti: BDI nuk di të bëjë opozitë, po nxit skenarë destabilizues për t’u rikthyer në pushtet

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se, në mungesë të aftësisë për të bërë opozitë konstruktive, po përpiqet të rikthehet në pushtet përmes skenarëve destabilizues dhe përhapjes së urrejtjes ndëretnike.

Sipas Mexhitit, këto skenarë po drejtohen nga “shefi në arrati” i dezinformatave, i financuar nga nëntoka ruso-serbe përmes industrisë së bixhozit dhe kazinove të instaluara nga vetë BDI në vend.

- Advertisement -

Ai rikujtoi disa nga dështimet e BDI-së, për të cilat më pas është përpjekur të fajësojë VLEN-in:
-dështimin me Arben Taravarin;
-dështimin me Danella Arsovskën;
-heqjen e Balancuesit;
-lënien të papërfunduar të ligjit për gjuhën shqipe;
-metodologjinë e regjistrimit të mërgatës.

“Ky është manuali i propagandës së vjetër: shpifje, përçarje dhe viktimizim. Por shqiptarët nuk i besojnë më atyre që ikën nga drejtësia dhe duan të rikthehen përmes kaosit. E ardhmja ndërtohet me drejtësi dhe përgjegjësi”, deklaroi Mexhiti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë manipulimin dhe të mos lejojnë kthimin prapa.

#StopManipulimit #JoKthimMbrapa #VLEN

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull