Izet Mexhiti: Bashkimi në VLEN shënon fillimin e një etape të re politike

1 Min. Leximi

Për herë të parë në historinë pluraliste të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues shqiptarë nga spektri i gjerë politik po bashkohen në një front të përbashkët, duke shënuar një moment të ri në skenën politike të vendit.

Sipas Mexhitit, ky bashkim përbën përgjigjen më të qartë ndaj përçarjes së deritanishme të votës shqiptare dhe sinjalizon fundin e politikave ndarëse që kanë dominuar për vite me radhë. Ai theksoi se tashmë nuk ka vend për interesa të ngushta apo marrëveshje në dëm të qytetarëve.

“Zëri shqiptar do të jetë një – i fortë, i qartë dhe i pandalshëm”, u shpreh ai, duke shtuar se ky është një moment vendimtar për të ardhmen politike të shqiptarëve në vend.

Në fund, Mexhiti theksoi se VLEN përfaqëson një bashkim që synon të ecë përpara dhe të sjellë një qasje të re në politikë, të bazuar në unitet dhe përfaqësim më të fuqishëm.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull