Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka njoftuar se 35 specializantë të rinj shqiptarë kanë filluar punën në institucionet shëndetësore publike në Tetovë dhe Gostivar.
Sipas tij, 24 nga këta mjekë të rinj janë sistemuar në Qendrën Klinike në Tetovë, ndërsa 11 të tjerë në Spitalin e Gostivarit.
“Gjithsej 35 specializantë të rinj shqiptarë, profesionistë e mjek të dalluar, nga të cilët 24 në Qendrën klinike në Tetovë dhe 11 në Spitalin e Gostivarit filluan punën e tyre në shërbim të pacientëve. Suksese të gjithëve! Ia VLEN për qytetarët, ia VLEN për shoqërinë!”, ka shkruar Mexhiti.
Ky hap vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe përfshirjes së barabartë të kuadrove shqiptarë në sistemin publik.