Ismet Ramadani: Tetë emra të rinj i bashkohen Teatrit Shqiptar në Shkup

1 Min. Leximi

Drejtori i Teatrit Shqiptar Shkup, Ismet Ramadani, ka njoftuar se tetë anëtarë të rinj janë pranuar në Teatrin Shqiptar.
“Me energji të re vazhdojmë më tutje në teatër! Sot kemi kënaqësinë të mirëpresim 8 anëtarë të rinj në familjen tonë teatrale: 5 pjesëtarë të stafit teknik dhe 3 aktorë të rinj, plot pasion dhe talent.
Jemi në pritje të perfundimit edhe të 4 vendeve te punes ,dy nga stafi administrativ,një nga stafi artistik dhe një nga stafi teknik!
Ju urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugëtimin artistik!”, ka shkruar Ramadani. /Alfax.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull