Ish-pjesëtari i UÇK-së, Bekim Hoti, ka ngjashmëri të madhe fizike me komandantin legjendar Adem Jashari.
Në Natën e Zjarreve në Prekaz, ai për Klan Kosova u shpreh se kjo veçanti e tij e bën të lumtur.
“Ndihem shumë mirë dhe krenar sepse e di që komandati legjendar Adem Jashari më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 ka ndezur flakadanin e lirisë dhe duke u flijuar me mbarë familjen dhe një pjesë të lagjes së Jasharëve dhe me bashkëluftëtarët e tij. dhe ka bërë që t’i ngjallë ndjenja patriotike çdo shqiptari dhe për të vazhduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“E ndjej veten mirë që qytetarë të shumtë bëjnë foto me mua. Kjo ndodh shpesh kur dal në qytet në Prishtinë ose edhe këtu në Prekaz”, deklaroi Hoti për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.