Irani zbulon vijat e kuqe

1 Min. Leximi

Propozimet dhe vijat e kuqe të Iranit i janë përcjellë kryeministrit të Pakistanit, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Sipas mediave iraniane, vijat e kuqe të Teheranit përfshijnë Ngushticën e Hormuzit, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, lirimin e aseteve të bllokuara të Iranit dhe një armëpushim në të gjithë rajonin.

“Ne do të negociojmë me gishtin në këmbëz”, tha zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani për televizionin shtetëror.

“Ndërsa jemi të hapur për bisedime, jemi gjithashtu plotësisht të vetëdijshëm për mungesën e besimit; prandaj, ekipi diplomatik i Iranit po hyn në këtë proces me kujdes maksimal”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull